Ndërpritet bojkoti vazhdojnë stërvitjet e Vëllaznimit  

 

Dy ditë nuk ka pasur ushtrime të futbollistëve të Vëllaznimit si shkas i mospagesës së pagave. Të enjten, Kryesia e Klubit dhe futbollistët kanë gjet gjuhën e përbashkët për të tejkaluar këtë krizë që erdhi pikërisht para ndeshjes me Llapin këtë të shtune .

Kapiteni i skuadrës Albutrint Morina ka deklaruar se është arritur marrëveshja.

“Sot kemi ushtruar nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi  pasi kemi marrë garancione se borxhet për  pagat do të na shlyhen brenda disa ditësh. Të gjithë futbollistët i jemi rikthyer punës në stërvitje për të qenë të gatshëm për ndeshjet e radhës.” , ka deklaruar Morina.

Vëllaznimi në 5 ndeshje ka tubuar 8 pikë dhe është pozicionuar në vendin e pestë në tabelën klasifikuese të Superligës së Futbollit të Kosovës.