Super talenti Flori

VOGËLUSHI I DASHURUAR NË BOKS, SYNON TROFET E MËDHA

Ky është Flori Tarani, 7 vjeçar, por kampion i madh. Boksier i ri, me gjitha fitore, i guximshëm, i talentuar, i sjellshëm dhe një nxënës shembullor I klasës së tretë të shkollës fillore Mustafa Bakija.  Sukseset e tij tejkalojnë pritjet, ndërsa fitoret në meçe janë mjaft të çuditshme pasi që ai bokson me më të rritur.Flori është e ardhmja e boksit, fytyra që do të përfaqësoj Gjakovën dhe Kosovën në të ardhmen. Në muajin Nëntor të këtij viti ai do të udhëtoi për në Zvicër i ftuar në  kampionatin Botëror. 

Kush është  vogëlushi boksier?

Unë jam Flori Tarani i lindur më 27.7.2009 në Gjakovë. Që kur isha bebe isha një  fëmijë i zhvilluar më shumë sa e kisha moshën. Talenti im për boksin është vërejtur kur isha shume i vogël. Këtë talent e kanë vërejtur familja ime.
Unë shkoj në klasën e tretë në shkollën Fillore “Mustafa Bakija”. Mbështetje të jashtëzakonshme kam edhe nga mësuesja ime Saranda me familjen e saj të cilët i falënderoi shumë.

Pse e zgjodhe boksin?

Unë gjithmonë isha  në gjendje të godisja me boks. Pasi kisha filluar shumë i vogël të ushtroja në shtëpi me vëllain tim Marsin,  i cili më mbështet dhe më rrinë pranë gjatë gjithë kohës, babi im vendosi të më regjistronte në Klubin e Boksit në Gjakovë K.B. Edi.

Që sa vite ushtroni boks?

Aty ushtroj prej moshës 5 vjeçare do të thotë që 3 vite. Aty gjeta një përkrahje të madhe nga trajneri im Edi i cili e bënë maksimumin për mua. Përkrahje të madhe kam edhe nga familja ime që i falënderoi shumë. 

Keni zhvilluar gara dhe si mbyllet meqet?

Meqin e parë e kisha me 17.9.2016 në Drenas ku morra vendin e parë aty kundërshtarë kisha një djalë të moshës 10 vjeçare një meq që morri bujë anë e kënd ku ka shqiptarë pas këtij meqi pasuan edhe katër meqe tjera ku të gjitha ishin fitore, meqi tjetër ishte në Pejë ku edhe aty fitova ku mora medalje dhe mirënjohje duke vazhduar me meqin në Gjakovë ku kundërshtarë kisha një djalë dy vite më të madh,  duke vazhduar në meqin në Prishtinë ku edhe nga aty u ktheva me medalje dhe mirënjohje.

Mirënjohjet tua?

Nga Federata e Boksit jam shpërblyer me mirënjohje si Laureat i vitit 2016 me 14.01.2017. Meqin e fundit e kisha në Drenas me 14.9.2017 ku aty kundërshtari nuk më doli dhe sipas rregullave  fitorja më takoi mua.

Synimet tua?

Po shpresoi që ëndrra ime të më bëhet realitet për të marrë shumë fitore. Besojë se kjo ëndërr do të më realizohet.

Kush është idoli i Florit?

Idoli im është boksieri me famë Botërore Mike Gjetan Keta.

Planet e mëtejme?

Në muajin Nëntor të këtij viti do të udhëtoi për në Zvicër. Atje jam i ftuar në një kampionat Botëror që do të mbahet atje.