Baleti “Një legjendë për dashurinë” shfaqet në skenën e Gjakovës

Anipse  salla e madhe e Pallatit të Kulturës  nuk ishte e mbushur, ata shikues që të premten në mbrëmje vendosen për të qenë prezentë në  një ngjarje të veçantë kulturore u ndanë të kënaqur me emocionet që dha   baleti i  Trupës së Baletit Kombëtarë të Kosovës. Ky ansambël artistik,  që sivjet kremton 45 vjetorin e punës së suksesshme,   u prezantua  me shfaqjen “Një legjendë për dashurinë” me koreografi të  Pëllumb Agalliut dhe muzikë të Rexho Mulliqit dhe krijuesve tjerë muzikor. Përmes muzikës dhe vallëzimit në këtë shfaqje baleti  rrëfehet  për “Lindjën e kombit shqiptar, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, por edhe shpresa për vazhdimin e ekzistencës.

“Një legjendë për dashurinë” është një shfaqje me karakter kombëtar. Në këtë shfaqje përmes historisë së dashurisë së çiftit Borana dhe Bajrori përshkruhet historia jonë kombëtare me rëniet dhe ngritjet që ka pasur kombi ynë, deri në shpalljen e Pavarësisë. Shfaqja është e gërshetuar edhe me muzikë kombëtare të disa kompozitorëve tanë. Aty dëgjohen pjesë nga vepra e Rexho Mulliqit marrë nga baleti “Nita” dhe veprën orkestrale “Rapsodi shqiptare” të Kara Karajevit” theksoi Ahmet Brahimaj, drejtori I Baletit Kombëtar të Kosovës.

Kryepersonazhet, Teuta Krasniqi që luan rolin e  Boranes  dhe  Bajrori në interpretim të  Fatmir Smanit pas shfaqjes në Gjakovë  thanë  se mesazhi I shfaqjes  i fshehur nën koreografinë e shfaqjes “Një legjendë për dashurinë” , të rrëfyera përmes muzikës e vallëzimit është  lindja e kombit shqiptar, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, por edhe shpresa për vazhdimin e ekzistencës

Ata u ndjen shumë mirë pas duatrokitjeve të gjata që morën në skenë, duke theksuar se  një arritje e Trupës së baletit me këtë shfaqje është kurorëzim I punës së madhe dhe përkushtuese që është bërë nën përkujdesjen e koreografit.