Andina Miss Fotozhenia në Miss Globe 2017

Bukuroshja gjakovare Andina Pura, e shpallur vitin e kaluar si Miss earth në Miss Kosova mbrëmë ka shënuar edhe një sukses, kësaj radhe në arenën ndërkombëtare. Andina duke përfaqësuar bukurinë kosovare në Miss Globe 2017 që u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen e 58 bukurosheve nga bota, ka marrë çmimin Miss Fotogjenia. Ky aktivitet më parë ishte shtrirë edhe në disa qendra turistike për të promovuar bukuritë e Shqipërisë. Në Pogradec, para finales së 3 nëntorit, u mbajt manifestimi për shpalljen e talenteve bukuroshe në muzikë dhe interpretim. Andina pura ishte vlerësuar me vendin e dytë si Miss talenti në Miss Globe 2017.

Kurorën e më të bukurës e fitoi 23-vjeçara nga Vietnami Khanh Ngan. Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it. Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it. Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde. Vajzat u ngjitën në skenën e Parkut Olimpik, aty ku u mbajt edhe finalja e madhe për më të bukurën e globit. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin. Sipas një truri të organizuar, gjatë kësaj periudhe vajzat konkurrente kanë promovuar pikat me interesante të kryeqytetit, por edhe të vendeve më interesante në gjithë vendin.Tashmë Shqipëria ka hyrë në agjendën e eventeve të bukurisë botërore prej 14 vitesh që Miss Globe zhvillohet në mënyrë të përvitshme nga Deliart dhe Petri Bozo.

Çmimet e tjera

Miss Talenti: Afrika e Jugut
Miss Miqësia: Armenia
Kostumi më i mirë kombëtar: Nikaragua
Miss Disco Queen: Rumania
Miss Vajza e artë: Moldavia
Miss Bota e Spektaklit: Siberia
Miss Fotozhenia: Kosova