Gentiana Beqa kampione e botës në “World Wellness Fitness”

 

Kampionia e Evropës në “Bikini Wellness Fitness”, gjakovarja Gentiana Beqa që javën e kaluar u shpall më e mira në Grand Prix të Milanos në disiplinën “Elite Pro Wellness Fitness”, te shtunen  ka korrur edhe një sukses tjetër të madh. Ajo  është shpallur më e mira në botë në “Wold Wellness Fitness”,

Rusia ka dominuar ditën e parë të Kampionatit Botëror në Fitnes të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Fitnesit dhe Bodybuildingut (IFBB), por Kosova solli emocionet më të mëdha me Gentiana Beqën, shkruan Inside The Games.

35 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk i ndali lotët pasi rrëmbeu dy medalje të arta në Botëror, titujve “Arnold Classic” dhe atij “Evropian”, medalje që tashmë i ka fituar, transmeton Koha.net.

Ajo u emërua kampione bote e përgjithshme në kategorinë “Wellness Fitness”, përderisa më parë ka rrëmbyer të artën në kategorinë deri 163 centimetra.

“Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha. Jam shumë krenare për atë se çfarë kam qenë e aftë të bëj këtu për vendin tim”, është shprehur Beqa, pasi e mposhti brazilianen, Angela Borges, në superfinalen në kategorinë e 163 centimetrave.