Grupi muzikor Ashikët me projekt të ri

Arkivi: ASHIKET nga incizimet e viteve të kaluara

Grupi muzikor Ashikët nga Gjakova këtyre ditëve, në prag të festave të fundvitit  ka  edituar projektin e pestë me radhë me titull: “PO TË LUTEM ME M’KUJTUE”.Është ky një program që vjen në vijimësinë e punës së palodhshme të anëtarëve të këtij grupi muzikor, tashmë të njohur jo vetëm në Gjakovë por edhe  mjediset tjera gjithandej trojeve shqiptare. Projekti ka 14 këngë të përzgjedhura popullore të interpretuara me zell nga instrumentistë e këngëtarë që edhe në moshë të shtyer punojnë me zellë.. Zhanri i këtyre këngëve është popullor dhe temat janë përzgjedhur nga gjitha trevat shqiptare.

Udhëheqësi i grupit Ashikët, Shefik Pallaska thotë se për interpretimin artistik barrën e kishin të gjithë anëtarët , por si zakonisht edhe në këtë projekt muzikor dallohet udhëheqësi artistik,  violinisti i grupit Xhavit Lota.

Grupi muzikor Ashikët me këngët më të reja do të jetë prezent edhe në programet festive të televizioneve tona për Vitin e Ri, duke iu krijuar atmosferë të këndshme gjithë adhuruesve të kësaj muzike qytetare